Kryemadhi paralajmëron Ramën për Teatrin: I ke bërë llogaritë gabim
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për Teatrin e ri kombëtar do të rikthehet sërish të hënën në parlament.

Monika Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin Rama dhe klientët e tij se në rast se mendojnë se tjetërsimin e pronës publike e kanë si një histori të mbyllur, i kanë bërë llogaritë shumë gabim.

Kryemadhi: 30 vjet më parë shqiptarët ishin skllevër të një grupi njerëzish që sot janë kthyer në të ashtuquajtur PPP, të cilat kanë ndryshuar vetëm pamjen, por në thelb është blloku i famshëm i byrosë politike të Partisë së Punës.

Konçesionet e famshme të Edi Ramës nuk janë gjë tjetër vetëm pirja e pikës së fundit të gjakut nga fantazmat e së kaluarës. Kapakun po ia vë tjetërsimi i Teatrit Kombëtar, ku marrja e pronës së shqiptarëve, marrja e kulturës dhe tjetërsimi i saj në pronë të oligarkëve dhe kupolës së krimit është kulmi i çdo marrëzie.

Nëse Edi Rama dhe klientët e tij mendojnë se tjetërsimin e pronës publike e kanë si një histori të mbyllur, i kanë bërë llogaritë shumë gabim. Nuk kanë parë asgjë dhe skanë parë akoma dhe as nuk e kanë menduar akoma se çdo të shikojnë dhe me çfarë do të përballen. Prandaj të jenë shumë të kujdesshëm sepse shqiptarët nuk kanë për të falur as Edi Ramën, as fantazmat e së kaluarës dhe as krimin e organizuar të sotshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-paralajmeron-ramen-teatrin-i-ke-bere-llogarite-gabim
Recommended