Rama me të rinjtë në Lezhë, thumbon Palokën: Ai do thoshte 'thum gabim ke bërë'

  • 5 years ago
Kryeministri Rama së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolli dhe deputetin socialist Pjerin Ndreu zhvilluan një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste në Lezhë.

Përpara se fjala t?i jepej kryeministrit Rama, fjalën e ka marrë Nikolla e më pas Ndreu, të cilët e kanë vendosur theksin tek fuqia që kanë të rinjtë për të ndryshuar qytetin e tyre. Ndreu u shpreh se sot është dita e rizgjimit të Lezhës, një qytet sipas tij i harruar deri më tani. ?Kemi rrugë të vështirë të përpara sepse kërkojmë fitore?, deklaroi Ndreu, i cili bëri të ditur dy ditë më parë në emisionin e Report Tv, ?45 minuta?, se do të kandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës.

Deputeti socialist recitoi më tej një fragment nga një vjershë e Migjenit, për t?iu drejtuar të rinjve të pranishëm, e më pas në nota humori u shpreh se faktin që ka një dhomë me libra duhet ta dëgjojë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro . Ndërkohë, nuk kishte sesi të mungonte reagimi i kryeministrit. "Mirëkuptoni emocionet e mia, pasi një ish-polic po reciton një poezi", tha Rama duke iu drejtuar të rinjve.

Recommended