Meçe paralajmëron Ramën për Durrësin: Mos riparo godinat pa bërë ekspertizën inxhinierike

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Inxhinieri Arben Meçe është shprehur se në Durrës ka shumë objekte të larta që në konstruksion duket sikur nuk ka gjë, por në fakt dëmi aty është shumë i madh.

Në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, i kërkoi kryeministrit që të mbledhë grupet inxhinierike në tryezë dhe të vendosin se çfarë duhen bërë me këto konstruksione, duke theksuar se zgjidhjen ja japin vetëm grupet shkencore.

Arben Meçe: ?Ne do futemi në rikonstruksion. Durrësi ka shumë objekte të larta të cilat që në kontaktin e parë, kush ka qenë në terren, të paktën grupi inxhinierike, kanë kuptuar që nuk ka gjë konstruksioni por dëmi duket shumë i madh, shumë i madh.

Ka një arsye të vetme, është teknike, është defekti i projektit. Kemi bërë konstruksione shumë elastike, që do të thotë që edhe në momentin që do i riparojmë përsëri ky defekt do shpërthejë.

Kjo do të thotë që grupet inxhinierike duhet ti organizoni ju kryeministër, ti ulësh në tryezë dhe këta të marrin një detyrë të vetme, çfarë duhet të bërë me këto konstruksione që duhen ngurtësuar dhe zgjidhjen e japin vetëm grupet shkencore teknike.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mece-paralajmeron-ramen-durresin-mos-riparo-godinat-pa-bere-ekspertizen-inxhinierike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended