Ora News - Vetingu politikanëve, Basha niset në Gjermani, të enjten opozita në Durrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak ditë pasi propozoi vetting në politikë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, udhëtoi këtë të henë (10 shtator) drejt Gjermanisë për një vizitë një ditore, për takime në Bundestag.

Basha do të flasë me faktorin politik gjerman, mbi situatën politike dhe platformën e opozitës, ku përfshihet vettingu në poltikë, drejtësia, zgjedhjet e lira dhe ekonomia e çliruar nga monopolet.

Për këtë çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar, ku është vendosur ngritja e 4 grupeve punë me deputet dhe ekspertë të fushës, ndërsa deri të mërkurën do të hartohet një dokument i plotë. Grupet e punës do të hartojnë për çdo shtyllë të platformës poltike, një dokument strategjik i cili më pas do të diskutohet dhe prezantohet për qytetarët. Ndërkohë opozita vazhdon marrëdhënien e kushtëzuar me kuvendin, duke mos u bërë pjesë e komisioneve dhe seancave parlamentare.

Edhe në seancën e radhës, opozita nuk do të jetë në kuvend, por të enjten do të zhvillojë mbledhje të grupeve parlamentare në qytetin e Durrësit, me të njëjtën strategji si në Shkodër dhe Elbasan. Mbledhjet e grupeve parlamentare opozitare në disa qytete të vendit, vijnë si mesazh rezistence kundër krimit, që sipas opozitës ka mbështetjen e qeverisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-enjte-opozita-serish-bojkot-parlamentit-do-te-mblidhet-ne-durres

Recommended