Milot-Fier, PD: 20 milion euro për km, çdo automjet do paguajë 17,4 euro për udhëtim vajtje-ardhje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike e cilëson si korruptive projektin për rrugën Milot-Fier.

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, ishte ditën e sotme në rrethrrotullimit të Thumanës, e cila është pjesë e këtij segmenti rrugor.

Teliti tha se kostoja e ndërtmit të kësaj vepre infrastrukturore do të jetë 20 milion euro për kilometër.

Sipas tij, çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

Deklarata e plotë e Telitit

?Ndodhem sot pranë rrethrrotullimit të Thumanës për t?u treguar qytetarëve se qeveria po planifikon një vjedhje të tmerrshme me një koncesion të ri.

Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro.

Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit.

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/milot-fier-pd-20-milion-euro-per-km-cdo-automjet-do-paguaje-174-euro-per-udhetim-vajtje-ardhje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended