RTV Ora - Vasili: Shteti i detyruar të paguajë 102 mln euro për largimet partiake nga puna
  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se shtetit shqiptar në vetëm 5 vite është detyruar të paguajë 102 milionë euro për largimet partiake nga puna.

Në një njoftim për shtyp, Vasili tha se këto para përdoren për ndërtimin e një administrate të korruptuar

Petrit Vasili: "Vetëm për largime të padrejta, partiake, pa rregull, pa ligj, shteti shqiptar detyrohet të paguajë vetëm në 5 vite, 102 milionë euro. Këto para që janë as më shumë e as më pak se sa 3 spitale të reja, janë minimumi 20 shkolla të reja. Shkojnë pikërisht për kapriçot e pushtetit dhe për të ndërtuar një administratë të korruptuar, të paaftë, ineficente dhe armike të qytetarit. Vetëm në vitin 2018, nga janari deri në dhjetor janë shpenzuar 13.8 milionë dollarë.

Pra afër 14 milionë dollarë kemi paguar në vitin që lamë pas vetëm për heqjet e vëniet e Rilindjes për të vënë militantët e saj në funksion të timonit dhe tepsisë së një kryeministri të çartur plotësisht, i cili nuk ka asgjë në mendje veçse rrëmbim pushteti dhe vendosje njerëzish të korruptuar. Këto shifra vit pas viti janë të tilla, njëra më e rëndë se tjetra. Duke filluar që nga revanshi i vitit 2014, ku janë paguar plotë 32 milionë dollarë vetëm e vetëm për heqjet masive të bëra në administratë gjithkund anë e mbanë vendit dhe pushtimin e administratës nga njerëz të paaftë."

Ndërsa shtoi se 32 milionë euro të financuara nga Bashkimi Europian për administratën publike janë bërë 'rrush e kumbulla'.

Petri Vasili: "Bashkimi Europian ka financuar plot 32 milionë euro për administratën publike dhe konsolidimin e saj. Pra 32 milionë euro nga taksapaguesit europian kanë ardhur në Shqipëri që Shqipëria të kishte një administratë efiçente, të pa korruptuar dhe profesionale, në mënyrë që qytetarëve në të gjitha nivelet ku ata marrin shërbime, që nga zyrat e shtetit, përfshirë këtu edhe elementët e tjera që përbëjnë jetën shoqërore të vendit, të shërbeheshin mirë, dhe jo vetëm në mënyrë profesionale, por edhe të pa korruptuar.

32 milionë euro të Bashkimit Europian po them që janë bërë thjesht dhe vetëm rrush e kumbulla. Janë rrëmbyer nga administrata e Edi Ramës nëpërmjet projekteve dhe programeve. Dhe çfarë kanë prodhuar në fund të ditës? Qytetarë fiksojeni mirë në mëndje, 102 milionë dollarë kanë ikur nga financat e shtetit, pra spitalet, shërbimet shëndetësore, barna, shkolla, zyra, mundësi punësimi, investime në infrastrukturë, para të bollshme për të dëmshpërblyer në mënyrë korrekte banorët e Unazës së Re. Me bollka do të kryheshin të gjitha këto. Pra kjo hajdutëri e madhe ka ndodhur vetëm e vetëm për të vendosur militantët e timonit dhe tepsisë."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/denoncimi-vasilit-shteti-i-detyruar-te-paguaje-102-milione-euro-largimet-partiake-nga-puna
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click ...
Recommended