Ora News - Borxhet e bashkive, Haxhimali: Shqetësuese, 14 % e tyre janë për largimet nga puna
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Borxhet e bashkive në vend kanë ardhur duke u rritur, teksa bashkia e Tiranës kryeson për vlerën më të lartë.

Për kryetarin e Shoqatës së Bashkive, Agrion Haxhimali janë dy qasje, borxhi i vjetër dhe borxhi i ri.

I ftuar në ?RTV Ora?, Haxhimali tha se borxhi i vjetër, është trashëguar nga ish-komunat pas reformës territoriale, dhe se borxhi i ri është rritur me 0.6 % në 3 mujorin e dytë të vitit 2020.

Agron Haxhimali: ?Bordi i qeverisjes vendore e kategorizon në dy qasje. Borxhi i vjetër, ai që është trashëguar, ka qenë 8.2 miliardë lekë deri në fund të vitit 2012. Pas reformës territoriale, bashkitë ekzistuese trashëguan pak nga ish-komunat, por pjesën tjetër e kishin të mbartur nga shpenzimet e tyre. Ajo që është shqetësuese është borxhi i ri, i krijuar në 3 mujorin e dytë të vitit 2020. Ky borxh është në masën 570 milion lekë të reja, ka pasur një rritje prej 0.6% nga totali i borxhit i trashëguar vjet. Nuk është një lajm i mirë sepse tendenca është që bashkitë të vazhdonin me planin e tyre të shlyerjes së borxheve, dhe të kishim bashki pa borxhe.?

Sipas Haxhimalit, 52% e borxhit të vjetër, 8.7 miliardë lekë, vjen nga investimet që janë kryer në 61 bashkitë e Shqipërisë, por nuk janë paguar.

Agron Haxhimali: ?Ajo që duhet diskutuar në shumë është ajo se çfarë përfaqëson borxhi i vjetër dhe borxhi i ri. Sipas analizave të mia dhe rapoirtit të Ministrisë së Financave, tregon se 52% e borxhit të vjetër, 8.7 miliardë lekë, vjen nga investimet që janë kryer në 61 bashkitë e Shqipërisë, por nuk janë paguar. Janë detyrime që bashkitë i njohin por nuk kanë mundësi t?i paguajnë. Pjesa tjetër në masën tjetër 22%, janë shërbime dhe mallra.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/borxhet-e-bashkive-haxhimali-shqetesuese-14-e-tyre-jane-per-largimet-nga-puna/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended