Haxhimali: Shpenzimet e bashkive janë ulur në 61% në krahasim me 2019-n, të ardhurat me 33%
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës së Bashkive, në një intervistë për Ora News tha se sipas raportit të ministrisë së Financave shpenzimet e bashkive janë ulur në 61% në krahasim me vitin e kaluar.

Ai u shpreh se edhe të ardhurat e pushtetit vendor kanë rënë me 33% krahasuar me vitin 2019.

Haxhimali: Sipas raportit të ministrisë së Financave shpenzimet janë ulur në 61% në krahasim me vitin e kaluar. Nuk është lajm i mirë që të kemi ulje të shpenzimeve, ndërkohë që të trendi duhet të jetë në rritje. Të ardhurat e pushtetit vendor në nivel kombëtar janë ulur me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Ky nuk është një lajm i mirë, por mund të justifikohet nga situata e tërmetit dhe pandemisë.

Ndërkohë, fuqia e qytetarëve për të paguar detyrimet bashkiake është shumë e ulët. Kjo vjen si pasojë e nivelit ekonomik dhe portofolit që kanë familjet shqiptare. Shpenzimet administrative janë rritur, ndërkohë që janë ulur të ardhurat dhe shpenzimet, kur do të ishte e kundërta.

Ndërkohë, referuar së heqjes së kompetencat të pushtetit vendor në lidhje me vijën bregdetare, Haxhimali tha se kjo është një shkelje flagrante e decentralizimit të pushteteve.

Haxhimali: Qeveria shqiptare ua hoqi kompetencën për menaxhimin e vijës bregdetare baskive dhe ia kaloi pushtetit qendror. Kjo është një shkelje flagrante në konceptin e decentralizimit dhe marrje e kompetencave të pushtetit vendor. Tashmë në 11 bashkitë bregdetare vija plazhit kontrollet nga qeveria. Unë e kam kritikuar këtë gjë sepse nuk shkon në raport me decentralizimin. Shërbimet duhet të jepen nga ai nivel i institucioneve që është më afër qytetarëve. Kjo nuk do t?u shërbejë qytetarëve, ndërsa qeveria do të kontroll shumë të madh.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/haxhimali-shpenzimet-e-bashkive-jane-ulur-ne-61-ne-krahasim-me-2019-n-te-ardhurat-me-33/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended