Report TV -Ministria e Ekonomisë: Të ardhurat vjetore të qytetarëve ulen me 267 euro

  • 4 years ago
Të përballosh jetesën këtë vit do të jetë shumë më e vështirë se në vitin e kaluar. 267 euro më pak se në vitin 2019 do të marrë një qytetar këtë vit si pasojë e pandemisë COVID-19. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat për person këtë vit do të jenë 4.498 euro, nga 4 766 euro që mori në vitin e kaluar.

Ndërkohë po ti krahasojmë me fitimin e vitit 2018, një shqiptar këtë vit do të marrë vetëm 26 euro më shumë. Në total për këtë vit të ardhurat për frymë do të ulen me 770 milionë euro ose me 5.7% në raport me vitin 2019. Përkeqësimi i të ardhurave është paralajmëruar nga të gjithë institucionet vendase dhe të huaja.

Recommended