Ora News – Ulen të ardhurat në buxhet, janari 2019 mblodhi 1 mld lekë më pak se në 2018
  • 5 years ago
#oranews #ulje #buxheti
Pavarësisht luftës ndaj informlitetit të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë pësuar një mosrealizim për muajin janar.Treguesit fiskal tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në arkën e shtetit janë mbledhur rreth 1 mld lekë më pak ose 2.4%. Zërat kryesor që kanë pasur mosrealizim janë TVSH, taksa nacionale dhe akciza.

Shteti ka mbledhur më pak të ardhura në buxhet gjatë muajit janar të vitit 2019 duke mos e nisur pozitivisht këtë vit.

Treguesit fiskal të publikuar nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me një vit më parë mbledhja e të ardhurave ka qenë më e ulët.

Sipas të dhënave konstatohet se në janar të 2019 janë arkëtuar 34.5 mld lekë nga 35.3 që u mblodhën një vit më parë.

Pra janë rreth 1 mld lekë më pak në buxhet, të cilat kanë ardhur nga mosmbledhja e TVSH-së, akcizës dhe taksës nacionale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave rezulton se nga TVSH-ja janë mbledhur 10.9 miliardë lekë gjatë janarit 2019, nga 11.1 miliardë lekë krahasuar me janarin 2018.

Edhe nga akciza ka pasur më pak kontribut në buxhetin e shtetit dhe rezulton se janë mbledhur rreth 2.9 miliardë lekë.

Ndërkohë që janë mbledhur 400 milionë lekë më pak nga taksat nacionale.

Përtej kësaj edhe dividenti si dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore kanë pësuar ulje.

Pozitive kanë qenë të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat personale.

Në uljen e të ardhurave në buxhet kanë ndikuar edhe një sërë ndryshimesh të taksave në fund të vitit të kaluar.

Të ardhurat buxhetore

Janar 2018 35.3 mld

Janar 2019 34.5 mld

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ulen-te-ardhurat-ne-buxhet-janari-2019-mblodhi-1-mld-leke-me-pak-se-ne-2018
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended