Ora News - Eco Tirana, tendera pa garë: 71 prokurime me vlerë 6,8 mld lekë prej vitit 2016
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kompania Eco Tirana ka zhvilluar për një periudhë 4 vjeçare, 71 prokurime me një vlerë 6.8 miliardë lekë. Rreth gjysma e tyre janë zhvilluar pa garë, pasi kompanitë ose kanë marrë pjesë të vetme, ose janë skualifikuar për shkak të mos plotësimit të kritereve.

Nga viti 2016 Eco Tirana ka prokuruar 71 tendera me një vlerë 6.8 miliardë lekë. Prej tyre rreth gjysma rezultojnë të jenë pa konkurentë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik janë 7 kontrata janë realizuar me negociim të drejtëpërdrejtë. Vlera e tyre shkon në 3.5 miliardë lekë. Më herët në të paktën dy prej tyre janë raportuar problematika të rënda.

Në 6 raste rezulton se në tender ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, pra detyrimisht dhe fituesi. Në total për to janë akorduar 247 milionë lekë.

Megjithatë, një problematikë e ndeshur më shpesh në këto prokurime është dhe skualifikimi i të gjitha kompanive pjesmarrëse përveç fituesit, më konkretisht kjo ka ndodhur në 17 raste.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/eco-tirana-tendera-pa-gare-71-prokurime-me-vlere-68-mld-leke-prej-vitit-2016

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended