Kompanitë e Nikolin Jakës morën 51 tendera me vlerë 12 milionë euro - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
AGS SHPK dhe SORI-AL janë dy kompani që po gllabërojnë pjesën më të madhe të tenderave publikë në sektorin e shëndetësisë si dhe tenderat e qeverisjes vendore për ushqimin në kopshte dhe shtëpitë e të moshuarve.Në një kërkim rezulton se zonja Alma Tafani, është pronare e vetme e këtyre kompanive duke zotëruar 100% të aksioneve. Sipas opencorporates.al rezulton se zonja Tafani ka 3 kompani në emrin e saj, AGS SHPK, SORI-AL dhe AGROAL - INTERNACIONAL.Gjatë viteve të fundit, zonja Tafani ka thyer rekord duke fituar plot 51 tendera dhe duke i marrë shtetit afërsisht 12 milionë euro në total. Këto para kanë shkuar direkt në xhepat e zonjës Tafani dhe bashkëshortit të saj Nikolin Jakaj, i cili është dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë.Kompania që ka thyer rekord është SORI-AL qe ka fituar plot 42 tendera, përkatësisht 2 në sektorin e qeverisjes vendore duke marrë nga bashkitë mbi 500 milionë lekë të vjetra.Ndërsa në sektorin e shëndetësisë kjo kompani ka fituar 40 tendera duke kapur vlerën afërsisht 10 miliardë lekë të vjetra.Nga ana tjetër, kompania tjetër e cila zotërohet 100% nga zonja Tafani, AGS SHPK, ka fituar 9 tendera në total. Përkatësisht 3 në pushtetin lokal, duke kapur shifrën mbi 1 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në sektorin e shëndetëtësisë kanë fituar 6 tendera me vlerë mbi 3 miliardë lekë.Me një përllogaritje të thjeshtë, rezulton se zonja Tafani dhe bashkëshorti i saj Nikolin Jakaj i kanë marrë shtetit përmes tenderave afërsisht 12 milionë euro.Në këto tendera, zonja Tafani ka ofruar shërbimet e kompanive të saj për ushqim në spitalet e vendit si dhe shërbimin e lavanderisë. Kujtojmë se një skandal me këto tendera ishte ai i larjes së çarçafeve ku për 42 ditë i kanë marrë QSUT mbi 300 milionë lekë,. Po keshtu edhe ushqimi i ofruar për pacientët, të cilët vetë e kanë denoncuar si skandaloz në rrjetet sociale.Klientët më të mëdhenj të këtyre dy kompanive janë pikërisht Bashkia e Tiranës, QSUT, Spitali i Traumës, por edhe spitalet rajonale si ai i Beratit, Vlorës, materniteti Mbretëresha Geraldinë etj. Mënyra sesi janë fituar këto tendera ngrenë shumë pikëpyetje, sidomos ato në QSUT dhe në Bashkinë e Tiranës.

Recommended