Ora News - Tendera disa milionëshe pa garë: Bashkia e Tiranës 12 prokurime me vlerë 1.4 mld lekë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 Bashkia e Tiranës ka prokuruar 922 milionë lekë për 6 tendera të zhvilluar pa garë për investime në infrastrukturë. Një nga këto kontrata është edhe ajo për rehabilitimin e bulevardit ?Zogu i parë? e fituar nga kompania Fusha me një fond prej 626 milionë lekësh.

Në gjashtë muaj e parë të vitit 2019 Bashkia e kryeqytetit ka prokuruar 1.4 miliardë lekë në 12 tendera për investime në infrastrukturë.

6 prej tyre, me vlerë 922 milionë lekë rezulton se janë zhvilluar pa garë, pasi janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.

Vendin e parë, për nga shuma e përfituar, e mban kompania Fusha e cila ka fituar tenderin e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e Bulevardit ?Zogu i Parë? me një fond prej 626 milionë lekësh dhe në garë kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, tre prej të cilëve janë skualifikuar.

Sipas të dhënave shkak është bërë mungesa e kushteve teknike.

Kontrata mes bashkisë dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 26 qershor dhe përfshin rehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ?Skënderbej? dhe përfundon te busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni u trenit.

Një tjetër kontratë me vlerë të lartë e zhvilluar pa garë është ajo për ?Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore Blloku që kufizohet nga rruga ?Demi Nazeri? ? ?Princ Vidi? ? ?Gjok Doci? me një fond prej 166 milionë lekësh.

Për tenderin në fjalë kanë marrë pjesë dhjetë kompani he 9 prej tyre janë skualifikuar duke lënë kështu në garë vetëm fituesin, bashkimin e operatorëve ekonomikë ?Mela? sh.p.k , ?Alb Shpresa? dhe ?Egland? shpk.

Për këtë tender edhe Open Data ka ndezur flamurin e kuq, me argumentin skualifikimi i të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tendera-disa-milioneshe-pa-gare-bashkia-e-tiranes-12-prokurime-me-vlere-1-4-mld-leke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended