Ora News - Bashkitë kanë 6.6 mld lekë borxhe, kryeson Tirana

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ministria e Financave raporton se detyrimet e prapambetura të 61 bashkive në 9 mujorin e vitit 2019 shkoi në 6.6 miliardë lekë. 24 për qind të kësaj shumë, ose 1.5 miliardë lekë e zë bashkia e Tiranës.

Stoku i borxhit për të 61 bashkitë në vend në 9-mujorin e parë të vitit të shkuar rezultoi rreth 648 milionë lekë. Po ashtu bëhet e ditur se stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit shtator shënoi një nivel prej 6.6 miliardë lekësh.

Bashkia Tiranë mban vendin e parë me 24 për qind të të gjithë detyrimeve, ose 1.6 miliardë lekë duke u ndjekur më pas nga Kavaja, Pogradeci dhe Kamza, por me një vlerë shumë herë më të ulët.

Borxhi është krijuar pavarësisht rritjes së të ardhurave, duke kapur vlerën e 20.7 miliardë lekëve, sidomos nga taksa mbi infrastrukturën. Madje në këtë rast Bashkia Tiranë ka mbledhur pothuajse gjysmën e totalit të taksës mbi ndërtesat e cila shënoi rritje me 2.9%

Varësia nga të ardhurat e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vazhdon të mbetet e lartë duke shënuar një rritje prej 91.7%.

Kryeqyteti mbetet kontribuuesi kryesor dhe kap vlerën e 5.3 miliardë lekëve duke u ndjekur nga Lezha me 368.8 milionë lekë dhe Durrësi me 249 milionë lekë.

Të ardhurat nga tarifat vendore shënuan një rënie të lehtë prej 0.9%, ndikuar kjo nga tkurrja me rreth 7.7% e të ardhurave në Bashkinë Tiranë e cila mbledh 42.8% të totalit.

Gjatë periudhës 9 mujore të vitit 2019 shpenzimet totale të 61 bashkive kapën vlerën e 63.4 miliardë lekëve

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bashkite-kane-66-mld-leke-borxhe-kryeson-tirana

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended