Bashkitë, 70 milionë euro borxhe/ Fatura dhe tendera të papaguara dhe paga për heqjet nga puna
  • 3 years ago
Pushteti vendor ka rritur ndjeshëm borxhet në pjesën e parë të vitit, ndikuar edhe nga situata e vështirë financiare e krijuar nga pandemia COVID-19.


Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura të 61 bashkive arriti në 8.7 miliardë lekë deri në fund të qershorit, ekuivalente me 70.2 mln euro. Kështu, bashkitë jo vetëm nuk kanë përparuar me shlyerjen e tyre, por kanë rritur borxhet me rreth 570 milionë lekë ose rreth 4.6 milionë euro, krahasuar me stokun e fundit të vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma e këtij borxhi rreth 52% e totalit i takon pagesave të pakryera për investimet nga pushteti vendor, 22% për tenderimet e papaguara për mallra e shërbime dhe 14% për vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna.

Por, kush janë bashkitë që kanë akumuluar më shumë detyrime të prapambetura?

Sipas të dhënave, niveli më i lartë u shënua në Bashkinë Tiranë me rreth 1.9 miliardë lekë apo 15.7 milionë euro, jo vetëm si rrjedhojë e përqendrimit të popullsisë në këtë njësi, por edhe për shkak të projekteve të shumta në investimet publike.

Pas saj renditet bashkia e Kavajës me 6.8 milionë euro detyrime, ndjekur nga ajo e Vorës me 3.7 milionë euro si dhe Bashkia e Pogradecit e Kamzës përkatësisht me 3.3 dhe 3 mln euro.

Ndërsa, njësitë e qeverisjes vendore më me pak borxhe rezultojnë Bashkia Pustec, Këlcyrë, Dropull, dhe ajo e Patosit me zero detyrime të prapambetura.

Megjithatë, një zerim i këtyre detyrimeve të pashlyera është thuajse i pamundur për një pjesë të këtyre njësive, kryesisht atyre të vogla që mbledhin më pak të ardhura nga burimet e veta.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bashkite#Fatura#TopChannel
Recommended