Wake Up/ Në pandemi çmimet e banesave u rritën me 5% metri katror. Kryeson Tirana

  • 3 years ago
Çmimet e banesave u rritën edhe në periudhën më të keqe që ekonomia ka përjetuar prej rreth 23 vjetësh. Mund të duket paradoks, por sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi, llogaritur nga Banka, shënoi rritje me 4.9% në gjashtëmujorin e parë të vitit. Në veçanti për tregun kryesor, Tiranën, çmimet u rritën edhe më shumë se mesatarja kombëtare, me 6.5%. Çmimet mesatare në Tiranë raportohen të rritura ndjeshëm në zonat jashtë qytetit, ndërsa janë raportuar rënie të lehta në zonat qendrore dhe periferi. Zonat bregdetare raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta, ndërsa zonat e tjera shfaqën ndryshime të vogla. Edhe çmimet e qirasë për gjysmën e parë të vitit raportohen të rritura.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended