Ora News - BOOM ndërtimesh në Shqipëri, kryeson Tirana me një leje në ditë

  • 5 years ago
#oranews
Boomi i rritjes së lejeve të ndërtimit ka vijuar përgjatë të gjithë vitit 2018. Tirana kryeson listën por po ashtu dhe të rritjes së çmimeve të shitjeve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se janë miratuar gjithsej 360 leje duke pësuar një rritje me rreth 70,6%.

Lejet e ndërtimit vijojnë që të pësojnë një rritje të konsiderueshme në vend çka tregon se sektori i ndërtimit është rikthyer fuqishëm.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2018 janë miratuar gjithsej 1.194 leje nga 819 që ishin në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 45,8 %.

Pjesën e "luanit" vijon ta mbajë kryeqyteti, me 388 të tilla në gjatë 2018.

Po të bëjmë një krahasim me qytetet e tjera, Tirana vlerësohet të ketë marrë trefish më shumë leje ndërtimi.

Paralelisht me shtimin e apartamenteve në kryeqytet është shënuar dhe një shtrenjtim i ndjeshëm i çmimeve të shitjes.

Rritja më e madhe e vlerës është në qendër, por i njëjti fenomen është edhe në periferi.

Kukësi vazhdon të mbetet qyteti ku nuk ka ndërtim dhe ku janë dhënë vetëm 6 leje përgjatë vitit 2018.

Gjatë vitit 2018, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është rreth 1.4 mln m2 , duke shënuar një rritje prej 66,1 % krahasuar me 2017.

Ndërsa vlera e investimit për lejet e ndërtimit të miratuara për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 59 miliardë lekë, nga 49,1 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2017, duke shënuar një rritje prej 20,1 %.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-ndertimesh-ne-shqiperi-kryeson-tirana-me-nje-leje-ne-dite

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz