Ora News - Kings Tirana, për herë të parë një grup edukimi britanik vjen në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edukimi britanik tashmë është i mundur edhe në Shqipëri përmes Kings Tirana. Nga arsimi fillor, 9-vjeçar dhe ai i mesëm, në partneritet me Kings Education shkolla synon të ofrojë për nxënësit praktikat më të sukseshme të arsimit në botë.

Me një kurrikul kombëtare britanike, staf të kualifikuar dhe ambiente moderne, Kings Tirana do të sjellë një erë të re në edukimin e brezit të ardhshëm.

Nga arsimi fillor, 9-vjeçar dhe ai i mesëm, në partneritet me Kings Education shkolla synon të ofrojë për nxënësit praktikat më të sukseshme të arsimit në botë.

Teksa mori pjesë në inaugurim, drejtori i Kings Education tha se nxënësit që do të zgjedhin këtë shkollë do të marrin dije nga mësues britanik.

Andrew Hutchinson: Mbi të gjitha nxënësit për ne janë gjithmonë të parët. Ata do të mësojnë në klasa të vogla dhe në këtë mënyrë ne do të jemi të sigurt se do të marrin edukimin e duhur. 75% e nxënësve të Kings Education shkojnë në Universitetet më të mira britanike.

Për zëvendës/ambasadorin e Britanisë në vendin tonë, ky projekt tashmë i finalizuar është shembull i mirë i bashkëpunimit Shqipëri-Britani.

"Jam i lumtur të shoh bashkëpunimin e fort mes Britanisë dhe Shqipërisë edhe në fushën e edukimit. Uroj që ky bashkëpunim të pasohet edhe nga projekte të tjera".

Në përfundim të arsimit të mesëm, nxënësit shqiptar mund të vijojnë studimet në Universitetet më të mira britanike.

E ndërtuar larg zhurmës së kryeqytetit, përpos klasave moderne me laboratore shkencore, shkolla do të ofrojë edhe aktivitete sportive dhe argëtuese për nxënësit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kings-tirana-here-te-pare-nje-grup-edukimi-britanik-vjen-ne-shqiperi

Recommended