Ekspozita e parë abstrakte me celular në Shqipëri, kuratori: Është një ngjarje e rrallë

  • 5 years ago
ojsava Sula ka çelur ekspozitën ?Vortex? në qendrën kulturore ?Tirana ekspres?. Janë fotografi që kanë në qendër objekte, njerëz edhe peizazhe të ndryshme, të cilat, studentja e dizajnit i ka realizuar me celular. Kuratori edhe artisti Shpend Bengu, teksa shpjegon arsyen se përse titulli i ekspozitës është ?Vortex? shton edhe se kjo ekspozitë është një ngjarje të rrallë për vendin tonë.
?Fillimisht u eksperimentua nga Marcel Duchamp, ndërsa në 1916-ën u hap ekspozita e parë e quajtur 'Vortographs' nga Alvin Coburn. Ndonëse janë bërë eksperimente herë pas here, nuk është çelur më parë një ekspozitë e tillë, ndoshta sepse artistët apo fotografët kanë pasur një lloj timidimi, nga pritja që do t?i bëhej nga opinioni publik.

Skupi i kësaj ekspozite, ajo që ka impresionuar të gjithë vizitorët është se fotografitë janë realizuar të gjitha me një telefon celular?, shprehet Shpend Bengu, kurator i ekspozitës.

Studentja Vojsava Sula na tregon se për të fotografia është gjithçka, prandaj: ?Më pëlqen të eksperimentoj dhe të përmes imazheve të nxjerr në pah diçka që të tjerët nuk e shikojnë me sy të lirë?, tregon Sula.

Ekspozita ?Vortex? vazhdon të qëndrojë hapur në qendrën kulturore ?Tirana Ekspress?.

Recommended