RTV Ora - Një ditë para protestës, Vasili: Shqiptarët s'pranojnë të qeverisen nga një qeveri e kapur

  • 5 years ago
#rtvora
Një ditë para protestës së opozitës që pritet të zhvillohet para Kuvendit, LSI u bën thirrje qytetarëve të bashkohen për të çliruar vendin nga kjo qeverisje e lidhur me krimin. Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili tha se faktet tronditëse që dolën nga përgjimet e fundit do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve.

Vasili: Shqiptarët refuzojnë në mënyrë të prerë dhe nuk do pranojnë kurrë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjarët e tyre, pra nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen nga një qeverisje e kapur e cila i ka tradhtuar plotësisht dhe tërësisht qytetarët, duke i grabitur, duke i plaçkitur, duke dashur dhe ti dhunojë ata.

Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. Edhe një herë faktet tronditëse të cilat janë në duart e qytetarëve, audiot e përgjimeve, ku policia tërhiqet për veshi, për gryke nga kriminelët të cilët e keqtrajtojnë, i dhunojnë dhe njëkohësisht paguhen prej saj, janë fakte të cilat do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve, ato do të marrin shpagimin vetëm me protestën e madhe mbarë popullore, e cila çliron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-dita-para-protestes-vasili-shqiptaret-spranojne-te-qeverisen-nga-nje-qeveri-e-kapur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended