Report TV - Një ditë para protestës, Basha nga Fieri: Nuk do të ketë zgjedhje false pa opozitën
  • 5 years ago
Në kuadër të protestës së 13 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Fier, ku ka theksuar se "zgjedhje false pa opozitën nuk do të ketë".

Në fjalën e tij para fierakëve, Basha i ftoi që t'i bashkohen protestës së nesërme, duke theksuar se sot çdo kush e ka të qartë që Rama ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura.

Shqipëria do të ketë një ndryshim rrënjësor me ardhjen në PD në pushtet, ishte një nga premtimet e kryedemokratit, duke thënë se do të jetë ai përgjegjësi për realizimin e një shteti që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

?Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare ?Rama ik?.
Recommended