RTV Ora - Një orë para protestës, ambasada amerikane ka një thirrje për Bashën dhe Kryemadhin
  • 5 years ago
#rtvora

Vetëm një orë larg protestës së thirrur nga opozita Ambasada Amerikane del me një deklaratë ku dënon dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj.

Ambasada amerikane i bën thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.

Përmes një deklarate të postuar në facebook (ora 17:00) ambasada amerikane thotë se dhuna çoi dhe në dëmtimin e vendbanimit të ambasadorit të OSBE-se.

"Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t?u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. "

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-ore-para-protestes-ambasada-amerikane-ka-nje-thirrje-bashen-dhe-kryemadhin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended