Ora News - Përpjekja për zgjidhje e krizës, e ngarkuara e SHBA-së takon Bashën e Kryemadhin
  • 5 years ago
#oranews
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kan zbritur në terren për krizën politike të cikluar pas protestave dhe djegies së mandateve nga ana e opozitës. Zëvendës Ambasadorja, Leyla Moses-Ones, qëndroi për më shumë se një orë në zyrën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e më pas shkoi tek zyra e kryetares së Lsi-së, Monika Kryemadhi.

Dy selitë politike, nuk kanë dhënë detaji për takimin, ndërsa pak orë më vonë në një prononcim për mediat Basha, tha se aksioni i opozitës nuk ka kthim pas, duke i shmangur kometet për takimin.

"Përsëris se nuk komentoj asnjëherë as deklaratat dhe as bisedat që kam me partnerët tanë por ju them qartë se nuk ka asnjë hap pas"

Lulzim Basha, tha se nuk do të ketë dialog me Ramën, duke theksuar se ai keqpërdori besimin në vitin 2017 pas marrveshjes.

"Dialogu mes meje dhe zotit Rama provoi që ishte dëmshëm për interesat e Shqipërisë për mënyrën si u keqpërdor. Një njeri që hiqet si kryetar i PS-së por që është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe oligarkëve grabitqarë"

Krahas aksionit për largimin e Ramës, Basha, nuk ka lënë pas punët e partisë ndërsa tha se së shpejti do të nisë organizmi i zgjedhjeve primare nga ku do të dalin kandidatët për bashki por dhe për deputet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-hermetik-takimin-me-zvambasadoren-amerikane-rama-ben-mire-te-largohet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended