Nishani: Marreveshja nuk i jep zgjidhje krizes

  • 4 years ago
Marrëveshja e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore nuk i jep zgjidhje krizës politike. Këtë qëndrim të Partisë Demokratike e përforcon edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar i saj, ish -presidenti Bujar Nishani.
? Situata është futur në një krizë aq të thellë sa janë eliminuar të gjithë instrumentat për një dialog politik. Parlamenti nuk ekziston. U mbajtën zgjedhjet monopartiake të 30 Qershorit. Çdo hapësirë për opozitën është dhunuar. Kemi pasur deputetë të opozitës që janë arrestuar, për shkak të opozitarizmit dhe protestës së tyre.
Sipas ish ?presidentit të republikës, qeveria po aplikon prej kohësh modelin e dhunës ndaj institucioneve. Për këtë arsye u kërkon qytetarëve që të ngrihen për të nxjerrë vendin nga kriza.
? Përtej përplasjes së institucioneve është koha që shoqëria shqiptare të marrë përgjegjësitë dhe të kthehet në një lëvizje mbarëpopullore. Vendi po përjeton situatë dramatike dhe vetëm shqiptarët e nxjerrin dot nga kjo.
Ish- kreu i shtetit theksoi se mazhoranca ka një platformë për të asgjësuar edhe pushtetin gjyqësor dhe për ta kontrolluar edhe atë.
Këto deklarata Nishani i bëri në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në Shkodër. Më 14 janar të vitit 1990 qindra qytetarë u ngritën për herë të parë kundër regjimit komunist.

Recommended