Basha: Platforma e opozitës i jep zgjidhje krizës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha ka folur nga Lezha për nevojën e uljes se taksave dhe rritjen e pagave dhe pensioneve, si rruga per te përmirësuar jetën e qytetareve. E për t?ia arritur kësaj, lideri i opozitës është shprehur i gatshëm te bashkëpunoje edhe me rivalet politike.?Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete por është shërbimi ndaj jush, është qëllim i padiskutueshëm. 21 qershori është dita kur ne do i japim mesazhin tonë më të bashkuar e më të fortë që ka dhënë ndonjëherë Shqipëria demokratike?.Edhe ne Shen Koll kryetari i PD ka akuzuar qeverinë se është e pandjeshme ndaj problemeve, me te cilat përballen qytetaret.?Nuk i shohin hallet tuaja, nuk duan t?i dëgjojnë hallet tuaja, papunësinë, varfërinë, taksat e larta, çmimet e papërballueshme të karburantit e energjisë ndaj dhe në 21 qershor thonë nuk është koha të merremi me hallet e shqiptarëve. Unë ju them sot nga Shën Kolli, 21 qershori është dita e zgjidhjes së halleve tona?.Sipas Bashes qeveria duhet te marre përgjigje nga qytetaret per te gjitha premtimet e pambajtura, me te cilat erdhi ne pushtet.

Recommended