Report TV - Danielsson: Nuk pashë shenja se do ketë dialog për zgjidhjen e krizës politike
  • 5 years ago
Takimet që pati në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha dhe aleatët e djathtë nuk i dhanë sinjale pozitive drejtorit të përgjithshëm për politikat e zgjerimit në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.

Ai tha se dialogu është përgjegjësi e të dyja palëve për të zgjidhur situatën aktuale politike në vend, e shumicës dhe opozitës. Por zyrtari i lartë i BE-së thotë se nuk pa asnjë shenjë që opozita të mund të kthehet në Kuvend pas vendimit për djegien e mandateve. Në të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, Danielsson tha se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.Në takimet e veçanta që pati me kryeministrin Edi Rama dhe më tej me liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha, drejtori i zgjerimit në BE, Christian Danielsson tha se nuk pa ndonjë shenjë që mes palëve politike të shkohet drejt zgjidhjes së krizës politike, përmes dialogut.

"Bojkotimi i parlamenti nuk është në përputhje me demokracinë. Nuk dëgjova ndonjë lëvizje që mund t'i çojë ata drejt dialogut", kështu u përgjigj Danielsson teksa u pyet nga gazetarët nëse sheh ndonjë sinjal pozitiv se opozita do të shkojë në Parlament.
Recommended