RTV Ora - Kadilli "shuan" shpresat: SHBA nuk ka paketë për zgjidhjen e krizës
  • 5 years ago
#tvora #intervista
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mettheë Palmer, do të vizitojë Tiranën me 9 prill, ku do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në RTV Ora tha se nuk pritet që zyrtari i lartë amerikan të vijë me ndonjë paketë konkrete për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Çelësin e zgjidhjes ai e sheh te reflektimi i mazhorancës, që sipas tij deri tani nuk ka ndodhur.

Kadilli: Në dijeni time nuk ka një paketë konkrete por konsultime.Zgjidhja e krizës kërkon në radhë të parë një reflektim nga mazhoranca që ende nuk e kemi. Ende ne shohim një Kryeministër që sillet në mënyrë arrogante, vazhdon të luajë me skenë e tij të bajatosur me bullizimin ndaj opozitës. Përveç dy-tre sinjaleve që vinë nga politikanë të rëndësishëm të spektrit të majtë,kam parasysh Majkon, Xhafaj dhe së fundi dhe Bushatin, janë reflektime të vogla.

Objekti ynë politik është rikthimi në Shqipëri i një sistemi zgjedhor të besueshëm dhe të pranueshëm nga palët. Kjo ka një parakusht, largimin e Ramës. Rama duhet të hapë rrugën dhe të largohet nga qeveria. Rama nuk mund të jetë kryeministër, e ka humbur të gjithë të drejtën të jetë një garant i një procesi zgjedhor.

Kadilli thotë se opozita është e hapur për ndryshimin e kodit zgjedhor, por kjo thotë ai kërkon mbi të gjitha një vullnet politik nga palët.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended