RTV Ora - Kryemadhi: Opozita duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se opozita duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizes politike. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Kryemadhi u shpreh se opozita duhet të lexojë mirë mesazhin e 85% të shqiptarëve që refuzuan kryeministrin Rama. Zgjidhjet -tha ajo -që duhet të ofrojë opozita duhe të jenë afatgjate.

Monika Kryemadhi: Dita e djeshme ishte një dhunim i hapur i kushtetutës dhe i shtetit ligjor, por edhe një tentative e dështuar e ngritjes së një shteti monist, duke i vënë emrin shteti monist i krimit të Edi Ramës.

Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor, por është edhe një përgjegjësi për gjithë forntin opozitar, sepse sfidat tona nuk janë vetëm denoncimi i inkrimimit të Edi Ramës, sot sfidat tona janë shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë dje me mospjesëmarrjen e tyre masive. Fjala e tyre tashmë është përgjegjësi e madhe për ne.

Opozita e bashkuar me gjithë faktorët politikë dhe jo politikë duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës në të cilën Rama dhe klika e tij kanë futur Shqipërinë.

Ne duhet të kemi përgjegjësinë tashmë që ta analizojmë këtë situatë dhe të ofrojmë zgjidhe afatgjate, jo për të shpëtuar Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe shokët e tyre, por për të vendosur njëherë e mirë drejtësinë e munguar të shqiptarëve.

Kryemadhi tha se opozita duhet të punojë fort për të fituar besimin e tyre. Ajo u ndje fajtore për vendosjen e Ramës në pushtet.

Monika Kryemadhi: Të gjithë së bashku kush më shumë e kush më pak kemi lejuar si padashje për të ngritur në majat e ekzekutivit një njeri të papërgjegjshëm por mbi të gjitha të lidhur me krimin e organizuar. Ne e kemi kuptuar mesazhin 85% të shqiptarëve dhe duhet të punojmë fort për të. Lufta kundër papunësisë, varfërisë, drejtësisë që qeveria i bën shqiptarëve në pronat e tyre.

Kryemadhi tha se nga sot fillon beteja për të zhdukur grupet kriminale.

Monika Kryemadhi: Tashmë fillon beteja, beteja përballë zhdukjes njëherë e përgjithmonë të zhdukjes së grupeve kriminale dhe krimit të organizuar. Aleatë të kësaj beteje tashmë nuk janë vetëm partitë politike, por aleatë janë mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan monizmin që kërkon të instalojë Edi Rama me krimin organizuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-opozita-duhet-te-marre-persiper-zgjidhjen-e-kriz
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended