RTV Ora - Ambasadorja franceze: Njerëz të përgjegjshëm po punojnë për zgjidhjen e krizës
  • 5 years ago
#rtvora

Kriza politike në Shqipëri sipas ambasadores franceze është e dukshme, por Christine Vasak thotë se njerëz të arsyeshëm, në të gjithë anët po punojnë për ta zgjidhur.

Christine Vasak: "Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që i jep një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme."

Por nëse kancelaritë dhe diplomatët në Tiranë nuk do të ndërhyjnë, a është e përgjegjshme klasa politike shqiptarë për të arritur zgjidhjen?

Përballë kësaj pyetje, ambasadorja franceze zbuloi detaje për telefonatën e Presidentit Francez me kryeministrin Rama, ku tha se u fol për diçka pozitive.

Christine Vasak: ?Nuk më takon mua të prononcohem për këtë temë. Ashtu siç mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit, Macron me zotin Rama. Kjo është diçka e mirë, pozitive. Unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por nga ana tjetër e vlerësoj.?

Shqipëria pret në tetor përgjigje për çeljen e negociatave. Franca është mes vendeve skeptike, dhe sipas ambasadores ende nuk e ka një vendim. Deri në tetor mund të ndodhin Shumë gjera .

Christine Vasak: ?Ju po më bëni pyetje në lidhje me qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them. Por edhe me Francen nuk di tu them diçka konkrete, pasi nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohe deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor.?

Pyetjes figurative nga gazetarët në Korçë nëse do digjet Shqipëria ashtu si Notre Dame, ambasadorja franceze Vasak iu përgjigj: ?Ashtu si Fenixi, ne rilindim nga hiri. Dhe në lidhje me Shqipërinë, ajo nuk është duke u djegur.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasadorja-franceze-kriza-politike-nuk-zgjidhet-nga-diplomatet-e-huaj

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended