RTV Ora - Voda: Një ndalesë një kontroll për të gjithë kosovarët që vijnë në Shqipëri
  • 5 years ago
#rtvora
Në prag të sezonit turistik dhe shtimit të fluksit të kosovarëve që vijnë në Shqipëri kontrolli doganor në Morinë do të realizohet vetëm me një ndalesë për qytetarët. deputetë të komisionit të sigurisë miratuan projekligjin e unifikimit të pikave të kontrollit por ngritën shqetësimin e radhëve të gjata në kufi. Por zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda shpjegoi se i gjithë ngërçi vjen si rezultat i radhëve të kamionëve.

Prej vitesh dy shtetet shqiptare, kanë dhënë premtimin për heqjen e barrierave doganore. Duket se çështja është konkretizuar me propozimin e nismës ligjore e cila është diskutuar në komisionin e sigurisë kombëtare.

Projektligji parashikon unifikimin e pikës së kontrollit në pikën doganore, çka do të sjellë lehtësira të mëdha në qarkullim.

Voda: Parimi një ndalë një kontroll, pra do të kemi kontrollin vetëm në hyrje të të dy vendeve duke shmangur kontrollet e dyfishta. Kjo marrëveshje vjen në kohë dhe me një investim të madh të kryer nga delegacioni i BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/voda-nje-ndalese-nje-kontroll-te-gjithe-kosovaret-qe-vijne-ne-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended