Report TV - Alibeaj: Kompania e bixhozit të vëllait të Fatmir Xhafajt dhjetëfishoi të ardhurat

  • 6 years ago
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijon akuzat ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Agronit, të cilin e akuzoi një ditë më parë se fshihet pas një kompanie e bixhozi. Alibeaj tha sot se kompania e Agron Xhafajt i ka dhjetëfishuar të ardhurat nga 1 milionë euro në 10 milionë euro

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se gjatë kësaj qeverisje, numri i kompanive të licensuara për bastet u përqendrua në 3 duar.

?I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë. Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve?

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

Recommended