Report TV - Dorëheqja e Xhafajt, analisti Lami: Me Lleshin, tani Rama kontrollon të gjithë qeverinë
  • 5 years ago
Dorëheqja e Fatmir Xhafajt mban shumë dilema dhe lë vend për enigma, por pak besojnë se ishte një akt i vullnetshëm.

Analisti Roland Lami shpjegon për Report TV se një gjë është e qartë: nga ky zëvendësim Rama tashmë ka nën kontroll të plotë të gjithë qeverinë.

Nuk jemi në kushtet kur Xhafaj mund të ketë dhënë dorëheqjen për t?i hapur rrugë prokurorisë për çështjen e të vëllait. Nuk jemi në këto kushte pasi jemi shumë vonë mbasi ka ndodhur denoncimi dhe thuajse është harruar kjo çështje dhe janë hapur çështje të reja më të nxehta.

Xhafaj për shkak të cilësive të tij nuk ka lejuar të jetë një vegël i z. Rama. Çfarë mund të aludohet? Rama e zëvendësoi Xhafajn me një këshilltar të tijin, duke e bërë tashmë qeverinë të gjithë në dorën e tij. Nëse deri dje aludohej që Xhafaj mbështetej nga SHBA dhe Gjermania, dhe shumë veprime nuk kanë qenë me miratimin e z. Rama. Tashmë me ministrin e ri gjithçka është nën kontrollin e z. Rama. A është ky një lajm i mirë? Dyshoj. Më duket se jemi në kushtet që ka plasur bomba brenda Partisë Socialiste.

Roland Lami, analist
Por a mund të ketë ndikuar tek ikja e Xhafajt goditja e disa grupeve kriminale si dhe prekja e disa emrave të rëndësishëm të PS, si Ndoka, Çuko e Dako?

Me ç?duket Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Ministrin nuk e ka kontrolluar dot më kryeministri, por institucionet ndërkombëtare që e kanë furnizuar me informacione dhe dokumente. Ministri disa herë ka dalë jashtë axhendës së z. Rama dhe ka prishur qetësinë e brendshme. Nën akuzë janë dy deputetë e një kryetar bashkie, ky nuk vjen nga vullneti i Ramës, sepse po ta kishte këtë vullnet ai ishte distancuar me kohë prej tyre sepse nuk ka qenë në kushtet e mungesës së informacionit.