Ora News - Largimet nga puna, 15 mln euro në kurriz të qytetarëve
  • 5 years ago
#oranews #shkarkimet

Dëmshpërblimet për largimet me pa të drejtë nga puna kanë ?zbrasur? arkën e shtetit. Në 3 vitet e ardhshme shteti duhet të paguajë 30 mijë paga me koston e 15 mln euro. Presidenti i Republikës për këtë situatë të rënduar financiare bën fajtore shtetin dhe për këtë kërkon ndryshimin e ligjit, duke kërkuar që pagën duhet ta zbatojë zyrtari që firmos vendimin dhe jo qytetarët.

Për tre vite me radhë nga buxheti i shtetit do të duhet të përballojë një fond prej 15 milionë eurosh, përmes të cilit do të paguhen 30 mijë paga të administratës të cilët kanë fituar gjyqin për shkarkim të padrejtë përgjatë 2017-2018.

Zbatimi i Legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës mbetet ende shumë problematik, ndërsa për Presidentin e Republikës shteti është kthyer në shkelësin më të madh ndërsa kostot i përballojnë taksapaguesit.

Ilir Meta: Është e papranueshme që ngarkesa në sistemin gjyqësor apo dëmet në buxhetin e shtetit të vinë nga po vetë institucionet publike. Ka ardhur koha që të shtrohet për diskutim dhe jo vetëm kaq por për tu miratuar me ligj evidentimi i përgjegjësisë direkte të zyrtarit publik kur ai shkakton pushime të padrejta nga puna.

Deri në vitin 2018 nga buxheti i shtetit janë paguar 100 mln euro dëmshpërblime pagash për largime të padrejta nga puna.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/largimet-nga-puna-15-mln-euro-ne-kurriz-te-qytetareve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended