Ora News – Bien remitancat, emigrantët dërguan 4 mln euro më pak nga Italia
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Emigrantët e strehuar në Itali kanë dërguar drejt vendeve të tyre rreth 4 milion euro në vitin 2017.

Ministria e Financave të këtij vendi ka bërë të ditur se shqiptarët renditen të 12 sa u përket shumave që dërgojnë në atdheun e tyre nga të ardhurat që fitojnë.

Në total janë 123.7 milion euro të cilat kanë hyrë zyrtarisht në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas.

Megjithatë shuma është konsideruar më e ulët se në vitin 2015, ku në vendin tonë janë dërguar 4.9 milion euro më shumë.

Por pozitat e shqiptarëve duket se janë forcuar sa i përket përfshirjes në komunitetin italian.

33.7% e tyre kanë marrë kredi bankare, kundrejt 33.1% që është mesatarja e emigrantëve nga vendet e tjera.

Sa i përket punësimit, 31.358 shqiptarë janë sipërmarrës, ndërsa 29 % janë angazhuar në sektorin e ndërtimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bien-remitancat-emigrantet-derguan-4-mln-euro-me-pak-nga-italia
Recommended