Ora News - Vlorë, me kallashnikov e maska grabisin furgoni nga Italia, marrin 50 mijë euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Furgoni me pasagjerë i sapo mbërritur nga Italia është grabitur nga tre persona me kallashinkov dhe të maskuar.

Grabitja u e furgonit që bënte linjën Vlorë- Brindizi-Firence- Vlorë shënua rreth orës 08:30 minuta në zonën e Skelës në Vlorë.

"Grabitësit e armatosur me kallashnikov kanë ndaluar furgonin dhe kanë nxjerrë pasagjerët jashtë dhe i kanë marrë sendet me vlerë dhe eurot që kishin me vete. Flitet për një shumë rreth 16 mijë euro" informoi në momentet e para pas grabitjes gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

Por më vonë (rreth orës 12:56) u mësua se shuma e vjedhur mund të jetë më e madhe dhe mund të arrijë dhe në "50 mijë euro" informon gazetarja Jerola Ziaj.

Ne kerkim te autorit te trete - Forcat speciale, Delta force dhe policia po kontrollojne zonen ku mendohet se fshihet autori i trete i grabitjes. Ndërkohë që disa mintua pasi ndodhi vjedhja u arrit të ndalohen dy persona si të dyshuar si autorë të grabitjes.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-persona-me-maska-e-te-armatosur-grabisin-furgonin-ne-vlore

Recommended