Ora News - Operacioni i OFL nis nga qytetet e mëdha, "në lojë" 20 mln euro pasuri kriminale
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Miratimi i paketës së njohur si 'Anti-KÇK' shënon përshkallëzimin e luftës nga krimit të organizuar dhe shënjestër do të jetë pasuria e krijuar prej tyre.

Njësia operacionale e policisë Forca e Ligjit do të nisë punën nga qytetet e mëdha që janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora apo Korça, ku dyshohet se janë edhe këto pasuri kriminale që do të gjurmohen nga OFL.

Bëhet fjalë për rreth 60 pasuri që kriminale që dyshohet se janë krijuar nga aktivitete të paligjshme dhe që pritet të sekuestrohen.

Gjatë kësaj periudhe 6 mujore përgaditore e njësisë së re speciale janë evidentuar këto pasuri që dyshohet se arrijnë deri në 20 milion euro.

Pasuritë kryesisht janë në fushën e shërbimeve, hidrosanitareve dhe ndërtimit.

Sipas burimeve, këto pasuri figurojnë të regjistruara me emra fiktivë. Pronarë të tyre në letra janë adoleshentë apo të moshuar që nuk justifikojnë të ardhurat e tyre për krijimin e kësaj pasurie.

Për këtë arsye ata kanë kaluar në sitë dhe verifikimet paraprake për sekuestrimin e tyre.

Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët në një kuadër shumë të përcaktuar ligjor.

Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura. Një pjesë e aseteve që do të konfiskohen do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/operacioni-i-ofl-nis-nga-qytetet-e-medha-ne-loje-20-mln-euro-pasuri-kriminale

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended