Naftëtarët “mashtrohen” sërish/ Kompania shkel premtimin për pagat - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duhej kjo përplasje mes naftëtarëve dhe policisë, që drejtuesit e kompanisë te premtonin zgjidhjen e ngërçit të krijuar me pagat e prapambetura dhe të nisnin të nënshkruanin kontratat individuale me të gjithë punonjësit e Uzinës së Ballshit. Por kur ka kaluar vetëm një javë nga firmosja e kontratave, naftëtarët kanë dalë sërish në protestë. Ata akuzojnë kompaninë se nuk ka kaluar asnjë pagë të premtuar. SOKOL DAUTAJKREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVESot ka qenë afati i fundit për dhënien e një kopjeje të kontratave individuale që kemi bërë dhe pagat e premtuara. Normalisht rafineria do fillonte pune. Pothuajse kontratat janë mbaruar. Dhe ata mund të nxjerrin justifikime.Naftëtarët i bën thirrje ministres Balluku që të ndërhyjë pasi duke filluar nga e hëna nuk do të lejojnë asnjë drejtues të kompanisë që të hyjë në rafineri .Sot është limiti i fundit dhe ata të hënën nuk do hyjnë në rafineri.Nafta është e jona. Uzina e jona. Ne e kemi mbrojtur në ?97-ën rafinerinë. Nuk lejojmë më që të vijnë firma fantazmëNë kontratat e nënshkruara në datë 3 shtator, punonjësve iu premtua shlyerja e një page brenda kësaj jave. Uzina e Ballshit ka afro 850 punëtore.

Recommended