Fier, naftëtarët e ARMO-s vijojnë protestat, nëse nuk ka zgjidhje për pagat sërish në Tiranë

  • 6 years ago
Naftëtarët e rafinerisë së ARMO-s në Ballsh, paralajmërojnë se do udhëtojnë sërish drejt Tiranës nëse nuk gjejnë zgjidhje për pagat e prapambetura.

Ndërsa janë paguar për muajin nëntor, pagë e cila kaloi në llogarinë e naftëtarëve pas protestës së tyre në Tiranë, në fund të 2017-ës, nuk dihet se kur do marrin pagën e dhjetorit.

"U paguam për muajin nëntor, por s'kemi marrë pagën e dhjetorit. Na kanë thënë që s'dihet kur do e marrim. Kemi kërkuar takim me Prefektin. Në rast se nuk gjejmë zgjidhje, do udhëtojmë sërish drejt Tiranës", paralajmëruan naftëtarët e ARMO-s.

Ndërkohë, naftëtarët kanë të prapambetura pagat e 12 muajve të mbartura vite më parë. E gjithë kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e borxheve të kompanisë ARMO për shkak të keqmenaxhimit të saj.

Recommended