Grevë urie për pagat e vonuara/ Naftëtarët e Ballshit: Punëtorëve ju detyrohen 8 milionë euro
  • 3 years ago
Greva e urisë e naftëtarëve të Rafinerisë së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballshi ka hyrë në ditën e dytë, në mjediset e një qendre shëndetësore të papërshtatshme për këtë ngujim.


Në emër të 900 punonjësve, 10 naftëtarët grevistë kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre për rifillimin e punës dhe 13 paga nga korriku i vitit 2015 deri në gusht 2016. sipas kreut te sindikatës shuma totale që duhet t?u paguhet shkon ne 8 milion euro

Rafineria administrohet nga kompania Allum Enterprises e cila ka negociuar me naftëtarët, por pa rezultat.

Në maj të këtij viti, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Bankers dhe Allum kishin arritur marrëveshje për rifillimin e punës, por naftëtarët thonë se kjo nuk ka ndodhur dhe se tani greva e tyre, e dyta brenda vitit, do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ballsh#Naftetaret#TopChannel
Recommended