Ora News - Naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Duam pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas mos arritjes së marrëveshjes ditën e djeshme me kompaninë, naftëtarët e Ballshit janë futur ditën e djeshme në grevë urie.

Ditën e sotme ata i ka vizituar gazetarja e Ora News, Eneldja Vallja, brenda qendrës shëndetësore ku ata po zhvillojnë grevën.

Për mikrofonin e Ora News ata janë shprehur se nuk janë plotësuar kushtet për marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës.

Ata pohojnë se do ta vazhdojnë grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

?Ka qenë shumë e vështirë, jemi shuam të lodhur nga protesta. Ne jemi të vendosur të mos bashkëpunojmë më kompanitë pa na kthyer rrogat e prapambetura. I bëjmë thirrje shtetit që të na japë pagat e prapambetura. Asnjë nuk ka ardhur për të parë.?

?Dy kërkesa kemi; dhënia e pagave dhe rinisja e punës në Uzinë. Jemi në rrugë kryq. Deri tani nuk kemi pasur një reagim përveç medieve.?

?Asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka ardhur. Do ta çojmë deri në fund derisa sa të na plotësohen kushtet. Falenderojmë mediat, nuk kanë ardhur as deputetë as ministra, sikur jemi kafshë dhe jo njerëz. Rrogën më minimale. Na thonë që do të na hedhin në gjyq. 800 veta nuk jemi. Jam babai i tre fëmijëve. Jemi 10 veta që përfaqësojmë 870 punëtorë. Mos të vijnë deputetët me slloun, por të vijnë të shohin njerëzit se janë me kancer.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/naftetaret-e-ballshit-ne-greve-urie-duam-pagat-e-prapambetura-dhe-rinisjen-e-punes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended