Report TV - Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, paralajmërojnë fillimin e një greve urie
  • 3 years ago
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar, për shkak se kanë 11 muaj pa marrë pagat e tyre.

Pas protestës së zhvilluar edhe në Tiranë, ata kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çdo rrugë ligjore për të marrë fatin e rafinerisë në dorë.Punëtorët kanë bërë thirrje se do t'i rikthehen grevës së urisë. Në grevë do të marrin pjesë edhe gratë. Nëse nuk plotësojnë kërkesat ditën e hënë do të marrin një vendim. Pas këtij komunikimi naftëtarët janë larguar për në banesat e tyre.
Recommended