Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Nëse nuk marrim përgjigje, marshojmë drejt Tiranës

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
8 naftëtarë janë proceduar nga Policia e Fierit për protestën e të hënës kur ata tentuan të marrin kontrollin e raferinerisë së Naftës në Ballsh. Por ka qenë një premtim i kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problematikave që i ka qetësuar punonjësit e nëntokës. Për të parë hapa konkretë për pagat dhe rifillimin e punës ata kanë lënë afat 2 ditë, ose paralajmërojnë se do të mblidhen në protestë në Tiranë.

Pas protestës së tensionuar të së hënës, të cilën naftëtarët e konsideruan një mesazh për autoritetet, punonjësit e arit të zi u rikthyen sërish pranë uzinës të martën (15 shtator).

Ndryshe nga një ditë më parë, policia mungonte në derë të uzinës dhe naftëtarët ishin paqësorë.

?Jemi në vendin e duhur, në kohën e duhur.?

Në zbutjen e toneve kishte ndikuar edhe një deklaratë e kryeministrit Edi rama se cështjen e uzinës së Ballshit e kishte diskutuar me presidentin e Azerbajxhanit, nga ku është firma që na ka në pronësi rafinerinë.

Por përtej deklaratës në rrjetet sociale, naftëtarët janë mosbesues.

?Ne vajtëm 1 vit që po bredhim sa andej këndej, nuk shpresojmë. Nëse kryeministri nuk mban përgjegjësinë e duhur për deklaratat që ai bën, sigurisht që jemi të zhgënjyer.?

Naftëtarët kanë 14 paga të prapambetura dhe prej vjeshtës së kaluar janë pa punë. Për këtë ata kanë protestuar në vazhdimësi ndërsa zgjidhjen pëfundimtare e kërkojnë nga shteti.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/naftetaret-e-ballshit-serish-ne-proteste-nese-nuk-marrim-pergjigje-marshojme-drejt-tiranes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended