Naftëtarët e uzinës së Ballshit sërish në protestë: Në 9 muaj kemi marrë vetëm 3 paga minimale
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Për të disatën herë në muajt e fundit, naftëtarët e Ballshit zbritën sërish në protestë për të kërkuar rinisjen e punës në Rafineri dhe pagat e prapambetura. Ata kërkuan që qeveria të shprehet për të ardhmen e ndërmarrjes pas deklaratave se një kompani kërkon ta rivërë në punë!


Naftëtarët e Ballshit dolën në protestë për të disatën herë për rinisjen e punës në Rafineri.


Nga dera e Uzinës, kërkuan që Qeveria shqiptare të shprehet për ardhmen e Ndërmarrjes, pas raportimeve se një kompani ka shfaqur interes për ta rivënë në punë


Ata kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por thonë se janë prej gati 9 muajsh pa punë.


?Duam që të rifillojë puna se kemi në kohë të gjatë pa punë. Prandaj kemi dalë në protestë që të përshpejtohen hapat për rinisjen e punës. Ministria ka bërë vetëm mbledhjen e Task-Forcës dhe ka urdhëruar që të vihet në punë Uzina, por duke qenë se gjerat janë burokratike, këta nuk kanë ardhur të takohen me punëtorët se kush do të futet në punë. Ne nuk duam që të paguhet vetëm një pjesë e punëtorëve, por të fillojnë punën të gjithë. Ne kemi marrë 3 paga minimale deri në fund të vitit 2019 dhe një pagë lufte në janar, nga ku kemi dalë si të papunë."


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/naftetaret-e-uzines-se-ballshit-serish-ne-proteste-ne-9-muaj-kemi-marre-vetem-3-paga-minimale


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended