Report Tv- Edi Rama takim me mësuesit në Elbasan

  • 6 years ago
Mirëpo në fjalën e tij para mësuesëve, kryeministri nuk ka ?harruar? të thumbojë protestuesit që ishin mbledhur për vizitën e tij.

Këndi sportiv është akoma siç ishte. Nuk duhet të jetë më kështu. Jo vetëm ky kënd por edhe të tjerët në shkolla. Platforma e Bashkëqeverisëjes ka rubrikën ?Shkolla Ime? qoftë për t?u ankuar, qoftë për të propozuar projekte. Jam i bindur që shkolla ka prindër që dinë të bëjnë një projekt për një kënd sportiv. Këto kosha basketbolli janë për ata që bërtasin aty tek rruga. Pavarësisht se ata që bërtasin aty nuk njohin topin por njohin gurin. Sport që luhet me gurë nuk ka. Ose edhe ka... Nejse se shakaja është gjysma e së vërtetës. Jo e plotë por gjysma.

Edi Rama, kryeministër


Më tej, Rama është shprehur se qeveria e tij ka bërë atë që deri pak kohë më parë dukej e pamundur, largimi i politikës nga shkollat.

Kemi arritur të bëjmë atë që dukej e pamundur. Politika ka dalë nga shkolla. Ju keni ardhur këtu se keni dashur. Nuk bën vaki që pas këtij takimi drejtorët e shkollave të rrinë të merren se kush erdhi dhe kush nuk erdhi. Mësues sot të bën testimi. Testimi është ligj.

Edi Rama, kryeministër
Gjithashtu përballë mësuesve të Elbasanit, Rama ka dhënë lajmin se këtë vit do të nisë edhe shkolla e drejtorëve.

Këtë vit shkollor, se s?po jap datë, nis shkolla e drejtorëve. Drejtoret e shkollave do kenë një shkollë të tyre. Nuk mundet dot të vazhdojmëtë synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave. Kemi hequr 300 drejtor shkollash, jo për politikë dhe nuk i kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar duke u kërkuar të bëhen drejtorë 300 mësuesit më të mirëve në bazë të pikëve që kanë marrë, por nuk mjafton. Ose s?është e thënë të një mësues i mirë dhe të jetë drejtor shumë i mire. Kështu që shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar në mënyrë të caktuar menaxherët e shkollave dhe kjo do të ndryshojë shumë gjëra besoj. Ashtu si dhogë trajnimi i mësueseve ka ndryshuar rrënjësish si praktikë dhe si mundësi. Ndryshe nga siç ishte deri dje.

Edi Rama, kryeministër
ke.mu.

edi rama elbasan proteste Lindita Nikolla luçiano boçi libra falas KomentoLajme të tjera
Bashkia e Fierit dhuron librat falas edhe për klasat e pesta-ta, Subashi: 1400 nxënës pajisen me tekste

Vettingu në politikë, kritiku i ashpër i Bashës: Ja pse sot jam me Lulin

Olta Xhaçka s?ia ndan sytë ministres Gjonaj, Hyseni i ?hap? arkivat Vasilika Hysit/ Pikante nga Kuvendi (Foto)

Thirrja e pasinqertë për Vetingun e politikës: ftoni më mirë Papa Françeskun!

Vetting për politikanët? Rama: Sa më parë, gati të diskutojmë me PD! Ka edhe një porosi për Bashën

?Do ngrihen në këmbë, këtu bëhet nami?, Rama bën paralajmërimin e fortë për kryebashkiakët

Recommended