Report TV - Episodi në Kavajë, Edi Rama: Do të shkarkohen mësuesit që bëjnë fushatë

  • 7 years ago
Pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku një mësuese bënte thirrje në klasë që nxënësit të shkonin në një takim elektoral sot në Kavajë ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit e ka shkarkuar dhe përjashtuar nga sistemi.

Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se të njëjtin fat do të kenë të gjitha ata mësues që do të bëjnë këtë gjë.

Kryeministri thekson se çdo mësuese ka të drejtën e plotë të angazhohet në çdo forcë politike e të flasë, por jo në klasë dhe shkollë.

?Një video e publikuar ditën e sotme tregon një mësuese që u ka kërkuar nxënëseve të paraqiten në takimin tonë në Kavajë.

Kjo mësuese është shkarkuar nga detyra, është përjashtuar nga sistemi. Çdo mësuese ka të drejtën e plotë të angazhohet në çdo forcë politike e të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit, apo edhe etikës së shkollës që ne duam nëse e bën këtë në klasë, apo brenda shkollës.

Ne kemi pasur plot video, fotografi, të dërguar nga njerëz për mësueset e nxënësit në çadër e nuk ka një dëshmi të vetme që atyre t?u ketë hyrë një gjemb në këmbë.

Recommended