"Zonjat që bëjnë Shqipërinë” Erilda Reçi që drejton Spitalin Gjermani
  • 5 years ago
rilda Reçi Selimi është një histori suksesi, një histori e shembullit të gruas kurajoze shqiptare. Një zonjë e re në moshë, mjeke në profesion, që kur ishte studente, ajo ka qenë e pasionuar pas artit të shërimit të pacientit. Falë pasionit e dashurisë për profesionin, Erilda Reçi - edhe pse është ende shumë e re ? me punë e këmbëngulje i ka kapërcyer kufijtë e së pamundurës. Vendosi të sfidojë tregun farmaceutik më problematikun në vendin tonë.

Kështu pa u ndalur e pa i thënë asnjë pune jo, Erilda Reçi ka shfaqur aftësi të jashtëzakonshme në drejtim e në administrim

Gjithashtu, ajo udhëhiqet gjithmonë nga vizioni dhe idetë në ndryshim në drejtimin e Spitalit Gjerman në Tiranë, duke gjetur rrugë të reja në diagnostikimin dhe shërimin sa më efikas të pacienteve.

Deviza e saj ka qenë e do të jetë se ?i sëmuri duhet të trajtohet si pacient, jo si klient.?

Vizionare dhe e vendosur si administratore e spitalit gjerman, me një eksperiencë të shkëlqyer prej një dekade në fushën farmaceutike, Erilda Reçi premton se ka shumë për të bërë për njerëzit e vendit të saj, për Shqipërinë. Në dorë ka një projekt të madh, që inspirohet nga dashuria për gjyshërit e saj. Në Spitalin Gjerman që ajo drejton do t?ju bëj një shërbim cilësor dhe një vlerësim të mirëfilltë kardiologjik të gjithë pensionistëve që janë anëtarë të shoqatës.

Erida Reçi është një histori suksesi që të bënë të besosh gjithmonë e më shumë në fuqinë e gruas për ndryshimin dhe modernizmin e shoqërisë shqiptare.
Recommended