‘Zonjat që bëjnë Shqipërinë’ në Report TV/ Marie Thérèse Marchal

  • 6 years ago
Zonjën franceze, Marie-Thérèse Marchal, të gjithë e njohin si pronaren e ëmbëltores ?Buka Franceze?, por pakkush e di se ajo, në vitet ?90, ka ardhur të punojë në Shqipëri me një projekt të madh për ujërat dhe ujësjellësit. Që atëherë ajo nuk iku më nga vendi ynë. Ajo rrëfen se gjendja e ujërave në atë kohë ishte shumë e rëndë.

Maria Marshall është edhe shtetase franceze, edhe shtetase shqiptare. Ajo e nisi biznesin e quajtur ?Bukë dhe ëmbëlsira franceze? në vitin 2000 në qendër të kryeqytetit shqiptar, ku administron edhe ?Hotel de Paris?.

Gjatë intervistës për emisionin ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë?, Maria rrëfen se i pëlqen sfidat e guximshme dhe tenton të japë përvojën dhe ndihmën e saj për Shqipërinë, por edhe të japë ide për zhvillimin e biznesit shqiptar.

Ajo qëndron vet në Shqipëri dhe fton edhe shqiptarët e mërguar të rikthehen.

?Unë kam thënë gjithnjë që duhet të rrinë më shumë njerëz këtu në Shqipëri. Ata ikin jashtë, por përsëri edhe jashtë ka probleme.?, shprehet ajo.

Recommended