Report TV -Ministria e Financave: Lehtësohen nga taksat bizneset që bëjnë donacione
  • 4 years ago
TIRANE- Ministria e Financave ka përgatitur një akt normativ që favorizon donacionet për të prekurit nga tërmeti nga bizneset. Njohja e shpenzimeve të zbritshme do të rritet nga 3% në 8%.

Ky akt normativ është i vlefshëm vetëm gjatë perdiudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa shpenzimet do të njihen vetëm nëse do kryen në llogarinë e Thesarit të Shtetit.Nisur nga situata e jashtëzakonshme e krijuar nga tërmeti i datës 26 Nëntorit, në ndihmë të familjeve të dëmtuara, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxit të gjitha bizneset që të kontribuojnë për nismën ?Shqipëria Solidare? me qëllim lehtësimin e pasojave nga ky tërmet tragjik.

Për këtë qëllim Ministria e Financave ka përgatitur Aktin Normativ sipas së cilit do të rritet nga 3% në 8% e fitimit të tatueshëm, njohja si shpenzim i zbritshëm i donacioneve në mjete monetare, të bëra nga bizneset. Kjo incentivë në shërbim të angazhimit tonë ekonomikisht solidar do të vlejë për periudhën e ?gjendjes së fatkeqësisë natyrore? brenda afatit të përcaktuar në legjislacion.
Recommended