‘ Zonjat që bëjnë Shqipërinë’/ Tefta Pajenga: Nga arsimi në kulinari

  • 5 years ago
Kush nuk e mban mend rubrikën ?Të gatuajmë me zonjën Tefta? në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV. Tefta Pajenga që ka drejtuar këtë emision të kulinarisë, profesionin bazë e ka mësuese, por ajo arriti të bëhej e famshme falë këtij pasioni të hershëm. Për Tefta Pajengën, Shkodra është qyteti me të cilin është dashuruar që në rininë e saj. Aty ajo dha dhe kontributin e saj si mësuese.

E mësuar për 30 vjet rresht të punonte me edukimin e brezave të rinj dhe e frymëzuar nga energjia rinore, Tefta Pajenga nuk do ta duronte dot qëndrimin në shtëpi pas daljes në pension.

Puna e Tefta Pajengës, e cila ndante me teleshikuesit receta tradicionale, duke ndihmuar amvisat anekënd vendit, për të aplikuar në shtëpitë e tyre një kuzhinë sa më të shëndetshme, u finalizua me sukses në 5 vitet e fundit në televizionin Report TV. Për Tefta Pajengën pasioni nuk njeh moshë. Emisioni të gatuajmë me zonjën Tefta, së bashku me emisionin ?Rreze Dielli? u bë një nga emisionet më të ndjekur në orët e para të ditës. Tefta Pajenga gjatë 14 vjetëve me emisionin e saj të kulinarisë është bërë një shembull i rritjes së kulturës së gatimit dhe ushqyerjes së shëndetshme. Është ajo, e mirënjohura ?Zonja Tefta?, që iu hapi rrugën dhjetëra emisioneve të tjera me natyrë të ngjashme.

Tefta Pajenga, e vlerësuar me Çmimin ?Zonjë që bën Shqipërinë? nga bordi i Albanian Excellence, me presidente Flora Nikollën, ka dhënë një mesazh të madh, që kapërcen kufijtë e vendit: Tradita shqiptare në kulinari, ashtu si dhe dietat e tjera mesdhetare janë nga më të shëndetshme. Dhe kjo nuk është vetëm bindja e saj, por edhe e studiuesve të gastronomisë. Në këtë intervistë do të ndjekim rrëfimin e sinqertë për rrugën e punës dhe pasionit të ish mësueses dhe kuzhinieres së talentuar Tefta Pajenga

Recommended