Klosi në “7 pa pesë”: Nuk ka më ujëra të zeza që shkarkohen në det - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sezoni turistik, problemet, arritjet dhe planet për të ardhmen ishin në qëndër të vëmëndjes gjatë intervistës së dhënë nga Ministri i Turizmit Klosi në studion e emisionit ?7 pa pesë? në Vizion Plus,.
Gjatë bashkëbisedimit me moderatoren Pranvera Borakaj, Ministri Klosi pohoi se tre ishin problemet më të mëdha dhe sfidat sa i takon sektorit të turizmit, ku arritja më e madhe sipas ministrit ishte fakti që asnjë subjekt gjatë verës nuk ka derdhur më ujëra të zeza në det.





?Tre ishin problemet tona sa i takon turizmit, pastërtia, siguria dhe shërbimi. Për pastërtinë morëm aksione dhe pati stabilizim mund të themi në këtë drejtim. U krijuan operacione në të gjithë Shqipërinë nga vullnetarë per të pastruar vendin. Por duhet të ketë një strukturë të stabilizuar për peizazhin dhe ky do jetë një problem edhe për vitet e tjera. Po ashtu rojet bregdetare ishin një hap i madh përpara për ne.

Por ne nuk na mjaftojnë disa shembuj pozitiv të kulinarisë dhe shërbimit pasi na duhen shumë të tilla, dhe politika jonë për të zhvilluar agro-turizmin do të jetë prioritet kryesor.

Një tjeter shqetësim i madh ishte derdhja e ujërave të zeza në det dhe tani mund të them që nuk ka asnjë subjekt që e bën këtë veprim. Sot kemi shumë më tepër investime nga Ministria e Energjitikës për të filtruar ujërat e zeza. Po punojmë për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion me katër dhe pesë yje.Klosi më tej tha se këtë sezon ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të turisteve në raport me vitet e kaluara, bgati 27% më shumë , por ministri në këtë rast ka edhe një shqetësim.
?Atë se çfarë ne duam në turizëm është që të kemi një ekonomi të fuqishme. Është e vërtetë që ne kemi një numër të madh turistësh. 1 milionë e 4 mijë turist hynë në muajin gusht. Që po ta krahasojmë me vitin e kalur kemi një rritje me 27%. Por pikëpyetja e madhe është nëse do të kthehen këta turist vitin tjetër.  Rritja e numrit është një gjë shumë e mirë. Kemi parë edhe përshtypjet që lënë turistet që janë shumë të kënaqur. Edhe pse realisht kemi shumë për të përmirësuar në kuadër të rregullit, pastërtisë etj. Ne duhet të jemi kishient si shoqeri mund te jetojme nga turizmi pasi është një sektor që nuk kërkon shpenzime të mëdha. Përmes turizmit fitojnë kamarierët, taksistët,  fermerët etj. Por në kuadër të frikërave tona, ne kemi probleme me kapacitetet. Edhe pse themi që kemi rritje të madhe, këto kanë nevojë për kapacitetet shtesë. Edhe pse turizmi mund të ecë mangësia e kapaciteteve mund të na sjellë pengesa në zhvillimin e ketij sektori në të ardhmen.?
Ministri i Turizmit u ndal edhe tek disa aspekte të tjera që sipas tij mund të konsiderohen pozitive gjatë këtij sezoni turistik si reduktimi i zhurmave akustike në bashkëpunim me pushtetin lokal apo edhe ngritjen e shumë qëndrave shendetësore shtesë në zona turistike.
Klosi tha se gjatë verës në plazhe pati ...
Recommended